Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të fortë në protestën kombëtare të zhvilluar në Tiranë, ku sulmoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike është “forca e vetme që përfaqëson guximin dhe interesat e shqiptarëve”, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtetin e parë në Europë”. Sipas tij, opozita është sot “shpresa e vetme për shpëtimin e vendit”.

Në fjalën e tij, ai akuzoi qeverinë për manipulim zgjedhjesh, kontroll të mediave dhe përdorim të presionit ndaj qytetarëve përmes patronazhistëve dhe administratës.

Duke krahasuar situatën me Hungarinë, Berisha tha se në Shqipëri opozita përballet me arrestime, bllokim mediash dhe ndërhyrje politike në proceset zgjedhore, ndryshe nga vendet e tjera europiane.

Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Rama për korrupsion dhe afera financiare, duke deklaruar se “fundi i tij do jetë para gjykatës”.

Në fund, Berisha e sfidoi Ramën për një debat publik televiziv, duke u shprehur se është gati të përballet me të dhe të faktojë akuzat përpara qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu