Tensione të forta janë regjistruar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku protesta është përshkallëzuar në përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, pas incidenteve ku u hodhën fishekzjarrë dhe mjete të forta në drejtim të godinës së qeverisë.

Gjatë përplasjeve raportohet për persona të lënduar, mes tyre edhe deputetë të Partisë Demokratike si Luçciano Boçi, Flamur Nioka si dhe anëtari i saj, Aulon Kalaja në gjendje më kritike siç dukte nga pamjet e transmetuara live në media. Kalaja dhe Boçi u dërguan në spital.

Situata në terren u karakterizua nga momente kaosi, ndërsa protestuesit u shpërndanë në disa drejtime pas ndërhyrjes së policisë.

Ky është një nga reagimet më të shpejta të policisë në një protestë të tillë, ndërhyrje që erdhi menjëherë pas hedhjes së mjeteve shpërthyese artizanale nga një pjesë e protestuesve.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, duke theksuar se veprimi është kryer me urdhër të Edi Ramës.
Berisha e cilëson ngjarjen si “akt kriminal hakmarrës”.

Reagimi i plotë:

Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja.
Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu