
Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Imer Ndregjoni”.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:10 është qëlluar shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i identifikuar si Ilirjan Dosti, i cili është dërguar me urgjencë në spital me plagë në zonën e barkut. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se autori i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre ka nisur për motive banale. Paraprakisht raportohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policia e Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.



