Kryeministri Edi Rama është pritur në Romë nga homologja italiane Giorgia Meloni, ku dy liderët zhvilluan një takim kokë më kokë në Pallatin Chigi.

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, projektet strategjike mes dy vendeve dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe europian.

Rama vlerësoi mbështetjen e Italisë ndër vite, duke theksuar se qeveria aktuale italiane ka çuar marrëdhëniet në një nivel të ri:
“Të gjitha qeveritë e Italisë kanë qenë dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik sa qeveria e Melonit”, u shpreh ai.

Vizita e Ramës në Itali dhe më pas në Spanjë vjen në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe synon forcimin e partneritetit me vendet e Bashkimit Europian.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu