Kryeministri Edi Rama është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Partizani”. Kërkesa për marrjen në pyetje të tij është bërë nga vetë Berisha dhe është pranuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).
Rama do të pyetet lidhur me çështjen e privatizimit, në kohën kur ai mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Gjykata ka vendosur që ai të merret në pyetje nga vetë Berisha dhe nga Jamarbër Malltezi.
Dosja “Partizani” kaloi për gjykim në maj 2025, ndërsa SPAK ka ngritur akuza për korrupsion pasiv ndaj Sali Berishës. Ndërkohë, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, Malltezi dyshohet se ka përfituar rreth 5.4 milionë euro nga një projekt ndërtimi në mënyrë të parregullt, përmes vendimeve të qeverisë së asaj kohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu