
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla dhe drejtuesja politike e PS për Bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu zhvilluan një takim me strukturat e PS në Njësinë 5 në kryeqytet, në kuadër të procesit të rienergjizimit të strukturave socialiste.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se procesi i rienergjizimit vjen në një moment kyç, teksa Shqipëria ecën me hapa konkretë drejt integrimit europian, duke lidhur kështu punën organizative në terren me axhendën europiane të vendit.
Në këtë kuadër, Balla theksoi premtimin e kryeministrit Edi Rama: “Fjala e dhënë për pasaportën europiane është synimi ynë. Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe çdo punë që bëjmë sot në terren është një hap drejt asaj dite”, u shpreh Balla.






