Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend për datën 11 prill 2026.

Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil) në shitje me pakicë do të jetë jo më shumë se 209 lekë për litër, ndërsa në shumicë deri në 197 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë deri në 175 lekë për litër dhe me shumicë deri në 163 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 11 prill, në orën 16:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Autoritetet paralajmërojnë të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, duke theksuar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga akti normativ për akcizën, çka do të thotë se niveli i saj do të zbatohet i plotë, pra 100%.

Vendimi është marrë në kuadër të monitorimit të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, në bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu