Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Responde”, duke vënë në pranga një 50-vjeçar të dyshuar për tentativë vrasjeje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku sipas policisë, shtetasi A. V., 50 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, në ambientet e jashtme të një lokali.

Gjatë konfliktit, 50-vjeçari dyshohet se ka tentuar të qëllojë me armë zjarri pistoletë me mulli, të cilën e mbante pa leje.

Pas ngjarjes, autori ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, falë ndërhyrjes së shpejtë.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar armën e zjarrit së bashku me municionin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu