Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka prezantuar drejtimet kryesore të qeverisjes dhe organizimit politik gjatë një takimi në Njësinë 2 në Tiranë, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.

Rama theksoi se qeveria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi ekonomik, ku pagat në sektorin publik dhe privat janë në rritje, ndërsa tashmë po zbatohet edhe njohja e vjetërsisë në punë si element në përcaktimin e pagës. Ai u ndal edhe tek pensionet, duke njoftuar një plan katërvjeçar ku rritja do të vijë në mënyrë progresive çdo vit.

Kryeministri foli edhe për ndikimin e krizave ndërkombëtare në ekonominë shqiptare, duke përmendur pandeminë, luftën në Ukrainë dhe së fundmi konfliktin në Iran, që ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e naftës.

Në këtë kuadër, Rama paralajmëroi ndërhyrje më të forta në tregun e hidrokarbureve, përfshirë hyrjen e shtetit në këtë sektor për të garantuar rezerva dhe për të stabilizuar çmimet. Ai theksoi gjithashtu përdorimin e teknologjive të reja për kontrollin e cilësisë dhe luftën kundër kontrabandës.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, Rama nënvizoi rritjen e turizmit dhe investimeve të huaja, duke theksuar se Shqipëria ka kaluar nga 2 milionë në 12 milionë turistë dhe nga disa qindra milionë në mbi 1.5 miliardë euro investime në vit.

Në fokus ishte edhe strehimi, ku qeveria po punon për programe të reja për familjet e reja dhe kreditë e garantuara nga shteti për kategori si mjekët, mësuesit dhe policët.

Rama përmendi gjithashtu nisma si “Paketa e Maleve” dhe programet për mbështetjen e biznesit të vogël, duke theksuar se organizimi dhe përgatitja në kohë mbeten çelësi për rezultatet në zgjedhje dhe zhvillimin e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu