
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ku u theksua rëndësia e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një reagim publik, Hoxha theksoi se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme shqiptare.
Gjatë takimit, palët rikonfirmuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha strategjike si siguria, energjia, infrastruktura dhe arsimi. Po ashtu, u nënvizua rëndësia e koordinimit institucional dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.
Shqipëria, sipas Hoxhës, do të vijojë të mbështesë fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe procesin e saj të integrimit euroatlantik.



