Pas një viti pezullim, qytetarët shqiptarë do të kenë sërish mundësi të aplikojnë për Lotarinë Amerikane 2027, e cila pritet të hapet në periudhën shtator-tetor të këtij viti. Sipas ekspertëve, procedurat e reja synojnë të rrisin sigurinë e sistemit dhe të shmangin aplikimet e shumta apo fiktive që kanë ndodhur në të kaluarën.

Ndryshimet përfshijnë detyrimin për të pasur një pasaportë të vlefshme në momentin e aplikimit, një identifikim më të saktë të aplikantit si dhe një foto të përditësuar. Gjithashtu, janë bërë edhe ndryshime teknike në formular, ku kërkohet data e lindjes në vend të moshës dhe përdoret termi “Sex” në vend të “Gender”.

Ndërkohë, për herë të parë është propozuar edhe një pagesë simbolike për regjistrimin, me qëllim filtrimin e aplikimeve abuzive. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, numri i përfituesve mbetet i njëjtë, ndërsa përzgjedhja pritet të jetë më e rreptë. Autoritetet theksojnë se aplikantët duhet të ndjekin me kujdes udhëzimet për të shmangur skualifikimin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu