
Një tymi i dendur dhe i përmasave të mëdha ka mbuluar mesditën e kësaj të shtune urën e Milotit, duke përfshirë edhe superstradën Lezhë-Milot.
Nga pamjet e siguruara nga mediat në vend duken shtëllunga të mëdha tymi, të cilat janë përhapur në të gjithë zonën dhe kanë mbuluar segmentin rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i situatës është djegia e disa gomave të përdorura, të cilat hidhen shpesh pranë brigjeve të lumit Mat dhe më pas u vihet flaka.
Tymi i dendur është përhapur në ajër dhe ka krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve, duke rrezikuar dukshmërinë për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Fenomeni i djegies së gomave pranë brigjeve të lumit Mat është raportuar edhe më parë nga banorët e zonës, të cilët kanë ngritur shqetësimin për ndotjen e ajrit dhe rrezikun për sigurinë rrugore.






