Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi në një intervistë për CNN se nuk është i shqetësuar nëse Irani do të shndërrohet në një shtet demokratik, për sa kohë që udhëheqësi i ri i vendit trajton mirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Trump tha se pas operacioneve ushtarake të fundit, Irani nuk është më i njëjti vend si një javë më parë.

“Irani nuk është i njëjti vend që ishte një javë më parë. Atëherë ishte i fuqishëm, ndërsa tani është neutralizuar,” u shpreh ai gjatë një interviste telefonike për CNN.

Presidenti amerikan theksoi se është i hapur edhe për mundësinë që në krye të Iranit të jetë një lider fetar, jo domosdoshmërisht një udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Nuk po them se duhet patjetër një shtet demokratik. Duhet një lider i drejtë që të trajtojë mirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe vendet e tjera të rajonit,” deklaroi Trump.

Ai e krahasoi situatën me zhvillimet në Venezuelë, duke thënë se ndryshimi i lidershipit në Iran mund të ndodhë lehtësisht.

Trump gjithashtu vlerësoi operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit, duke e cilësuar atë si një sukses të madh.

“Operacioni është një 12 apo edhe 15 në një shkallë nga 1 deri në 10,” tha ai.

Presidenti amerikan minimizoi gjithashtu shqetësimet për rritjen e çmimit të karburantit, duke thënë se çdo rritje do të jetë afatshkurtër dhe se situata në Ngushticën e Hormuzit është nën kontroll.

Në intervistë, Trump foli edhe për Kubën, duke thënë se regjimi në ishull mund të “bjerë shumë shpejt”, ndërsa theksoi se aktualisht prioriteti kryesor i administratës së tij mbetet konflikti me Iranin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu