Leximi i një libri për vetëm 6 minuta mund të ulë ndjeshëm nivelin e stresit. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga Universiteti i Sussex në Britaninë e Madhe, i cili ka analizuar ndikimin e leximit në gjendjen emocionale të njerëzve.

Sipas studiuesve, leximi mund të redukojë stresin me më shumë se 50%, duke qenë një nga mënyrat më të shpejta dhe efektive për të qetësuar mendjen. Në studim u krahasuan disa aktivitete të ndryshme relaksuese, si dëgjimi i muzikës, pirja e çajit apo shëtitjet, por leximi rezultoi më efikas në uljen e tensionit psikologjik.

Ekspertët shpjegojnë se gjatë leximit, truri përqendrohet në histori dhe personazhe, duke larguar mendjen nga shqetësimet e përditshme. Ky proces ndihmon në uljen e ritmit të zemrës dhe relaksimin e muskujve, çka çon në një gjendje më të qetë psikologjike.

Studiuesit rekomandojnë që leximi të bëhet pjesë e rutinës së përditshme, pasi përveç uljes së stresit, ai përmirëson edhe përqendrimin, kujtesën dhe shëndetin mendor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu