
Një incident është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:30, në lagjen “18 Shtatori”, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila ishte e akomoduar në këtë institucion, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e godinës.
E moshuara është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.






