
Dhjetë deputetë të Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë kanë kërkuar përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe/ose në komisionet parlamentare deri në 20 ditë, pas incidenteve të ndodhura në seancën plenare të datës 2 mars 2026 në Kuvendi i Shqipërisë.
Sipas kërkesës së socialistëve të depozituar në Kuvend, Shehaj, kishte mbaruar kohën dhe diskutimin nuk u largua nga foltorja, duke bllokuar vijimin normal të seancës. Në zbatim të nenit 64 të Rregullores së Kuvendit, atij iu dha masa “Tërheqje e vëmendjes” për përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit të punimeve.
Gjithashtu në kërkesën e PS, thuhet se deputeti Shehaj pas pengesës së seancën ka përdorur dhe shprehje fyese ndaj drejtueses së seancës dhe deputetëve të PS-së, ku iu komunikua edhe masa “Heqje e së drejtës së fjalës në seancë plenare”.
“Seanca plenare e datës 2 mars 2026 është një seancë e cila i dedikohet shqyrtimit të çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit. Kjo seancë është konceptuar për t’i dhënë të gjithë deputetëve mundësinë të paraqesin problematikat e zonës që përfaqësojnë, duke respektuar kohën e fjalës të përcaktuar në mënyrë të barabartë ndërmjet grupeve parlamentare dhe deputetëve jashtë grupeve parlamentare. Kjo seancë ka të përcaktuar 240 minuta dhe për deputetët jashtë grupeve parlamentare jepen 2 minuta.
Gjatë zhvillimit të seancës sipas listës së diskutantëve deputeti Agron Shehaj mori fjalën brenda minutazhit të parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit. Megjithatë, pas përfundimit të kohës prej 2 minuta, deputeti Agron Shehaj nuk u largua nga foltorja, duke mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit, në kundërshtim dhe në shkelje të Rregullores
Në zbatim nenit 64 të Rregullore së Kuvendit, deputetit ju dha masa “Tërheqje e vëmendjes pasi ai përdori gjuhë joparlamentare dhe me sjelljen e tij pengoi zhvillimin normal të seancës plenare.
Edhe pas kërkesës së bërë nga drejtuesja e seancës për të vijuar normalisht me rendin e ditës, deputeti Shehaj nuk u tërhoq nga shkeljet. Kështu që në mbështetje të nenit 64/1 të Rregullores së Kuvendit, deputeti cenoi rendin e seancës plenare dhe zaptoi foltoren duke penguar deputetin e radhës të marrë fjalën, ai mori masën “Vërejtje”.
Në shkelje të Rregullores së Kuvendit, deputeti Shehaj vijoi të përdorë fjalë fyese dhe kundërshtuese ndaj drejtueses së seancës dhe më pas të agresonte verbalisht deputetë të Grupit Parlamentar të PS. Sipas përshkallëzimit të masave kur deputeti vijon sjelljen për të cilat është paralajmëruar atij i jepet masa Heqje e së drejtës se fjalës në seancë plenarë”, masë e cila ju komunikua deputetit
Edhe pas kërkesës për tu kthyer në normalitet, deputeti vijoj përsëri të pengonte zhvillimin e seancës plenare, duke mos lejuar deputetin e radhës të marrë fjalën dhe në këto kushte drejtuesja e seancës i komunikoi deputetit Agron Shehaj masën e përjashtimit nga seanca në zbatim të nenit 65 të Rregullores së Kuvendit
Edhe pas marrjes së masës për tu përjashtuar nga seanca plenare dhe thirrjeve të përsëritura te drejtueses së seancës për të liruar sallen, deputeti refuzoi të dalë nga salla, duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e vijimit normal të punimeve të Kuvendit dhe duke i pamundësuar 6 deputetëve fjalën e tyre në emër të zgjedhësve.
Për sa më sipër, ne një grup deputetësh të Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste, nisur nga marrja e të gjitha masave paraprake ndaj deputetit Agron Shehaj, në zbatim te Rregullores se Kuvendit, deputeti edhe pas tërheqjes së vëmendjes, dhënies së vërejtjes dhe përjashtimit nga seanca, pengoi zhvillimin e rregullt së seancës, shkaktoi kaos në sallë, fyerje dhe përdorim i një gjuhë joparlamentare ndaj drejtueses së seancës dhe ndaj deputetëve të PS, refuzoi të dalë nga salia plenare, sjellje këto të përsëritura prej tij, kërkojmë marrjen e mases “Perjashtim nga pjesëmarrja në seance plenare dhe/ose komisione deri në 20 ditë, e parashikuar né nenin 65/1 pikat 3 dhe 4 te Rregullores së Kuvendit”, thuhet në kërkesën e PS.
/rtsh.al/






