Është gjetur pas rreth 24 orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjen e tij.

I mituri u lokalizua në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si ai ka arritur deri atje nga Tirana.

Sipas informacioneve paraprake, djali ishte larguar nga banesa në zonën e Freskut pas një debati me nënën e tij dhe ishte nisur për në shkollë, por nuk u paraqit në mësim. Familjarët bënë denoncim në polici, duke nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tij.

Mësohet se 11-vjeçari jetonte me të ëmën, pasi prindërit e tij ishin të divorcuar.

Fatmirësisht, i mituri është gjetur shëndoshë e mirë, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e largimit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu