Ka përfunduar pas rreth 30 minutash mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë mëngjes në selinë rozë ku fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren.

Gjatë diskutimeve u kërkua nisja e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.

Në mbledhje mori pjesë edhe Belinda Balluku. Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u vendos një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare. Mbledhja erdhi pas ndryshimeve në qeveri të vetëm pak ditëve më parë.

Rikujtojmë se Rama ka propozuar disa lëvizje të rëndësishme në qeveri, mes tyre largimin e Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndryshimet e propozuara në qeveri:
Albana Koçiu – Zv.kryeministre (shkarkohet Belinda Balluku)
Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm (zëvendëson Albana Koçiun)
Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë (zëvendëson Besfort Lamallarin)
Enea Karakaçi – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (shkarkohet Belinda Balluku)
Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes (shkarkohet Pirro Vengu)
Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin (zëvendëson Toni Gogun)
Ferit Hoxha – Ministër i Jashtëm (shkarkohet Elisa Spiropali)
Ndryshimet pritet të kalojnë në procedurën kushtetuese të dekretimit nga Presidenti i Republikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu