Në kulmin e debatit publik që ka shoqëruar edicionin e këtij viti të Festival di Sanremo, një prej ikonave më të mëdha të muzikës italiane, Adriano Celentano, ka dalë hapur në mbështetje të Ermal Metës.

Këngëtari legjendar, i njohur për rezervimin e tij në rrjetet sociale, ka bërë një përjashtim këtë herë duke publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë për Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella Stellina”, një baladë që trajton tragjedinë e fëmijëve në Gaza.

“Bravo Ermal! Kënga jote është shumë e bukur! Dhe ti e këndove aq mirë sa është pothuajse e pamundur që të mos fitosh”, shkruan Celentano në postimin e tij, duke e “kurorëzuar” publikisht si favorit për fitoren.

Deklarata e Celentanos vjen në një moment kur Meta ka ndezur debat të fortë me mesazhet e tij mbi luftën dhe vuajtjet e civilëve palestinezë. Vetë artisti është shprehur se kënga e tij nuk është e destinuar të fitojë, për shkak të temës së ndjeshme që trajton, por ka theksuar se do ta çonte me bindje edhe në Eurovision, madje “edhe më fort”, pikërisht për shkak të pranisë së Izraelit në garë.

Sanremo 2026 ka tejkaluar kështu kufijtë e një festivali muzikor, duke u kthyer në një arenë reflektimi dhe përplasjeje mbi çështje globale. Mbështetja e një figure si Celentano i jep peshë të veçantë kandidaturës së Ermal Metës dhe e vendos atë edhe më shumë në qendër të vëmendjes mediatike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu