Zyrat në Francë të platformës sociale X, në pronësi të Elon Musk, janë bastisur nga prokurorët e Parisit në kuadër të një hetimi për krimet kibernetike.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet po kryhen nga njësia e specializuar për krimin kibernetik, ndërsa në operacion po asiston edhe Europol. Hetimi lidhet me një procedurë të hapur që në janar të vitit 2025.

Prokuroria bëri të ditur se si Elon Musk, ashtu edhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, janë thirrur të paraqiten në seanca dëgjimore gjatë muajit prill, si pjesë e hetimit në vazhdim.

Deri më tani, platforma X nuk ka reaguar ndaj zhvillimeve, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se janë kërkuar komente zyrtare nga kompania.

Autoritetet franceze shtuan gjithashtu se komunikimet e tyre do të zhvendosen nga X drejt platformave të tjera si LinkedIn dhe Instagram.

Hetimi pritet të sjellë detaje të reja në vijim, ndërsa bastisja shënon një përshkallëzim të ndjeshëm të përballjes mes autoriteteve evropiane dhe gjigantëve të teknologjisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu