Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë të ditur se po monitoron nga afër zhvillimet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku u miratuan listat e të gjitha subjekteve politike, përveç Listës Serbe.

Sipas OSBE-së, kjo parti ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është në pritje të një përgjigjeje lidhur me vendimin e KQZ-së.

Në reagimin zyrtar theksohet “nevoja për respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve zgjedhore, si një mjet për të siguruar siguri juridike dhe trajtim të barabartë për të gjithë garuesit zgjedhorë”.

Misioni shton se do të vazhdojë t’i monitorojë nga afër zhvillimet në vend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu