TIRANË – Personazhi i njohur publik dhe influencere, Rike Roçi ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga udhëtimi në , ku po kryen umrah, pelegrinazhin shpirtëror të besimtarëve myslimanë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Roçi shfaqet në ambientet e shenjta duke u lutur, ndërsa shpreh mirënjohje dhe emocione të forta për këtë përvojë që ajo e cilëson si një ëndërr të realizuar. Në mesazhin e saj, ajo falënderon Zotin për mundësinë që i është dhënë të jetë mes pelegrinëve dhe thekson se çdo hap, lutje dhe ndjesi do t’i mbajë përherë në zemër.

“Falënderuese për çdo hap, çdo lutje dhe çdo lot. Një përvojë që do ta mbaj gjithmonë në zemër,” shkruan ajo, duke uruar që Allahu ta pranojë umrah-un dhe t’u japë mundësi të gjithëve të vizitojnë Shtëpinë e Tij.

Udhëtimi i Rike Roçit në Mekë ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku postimi i saj është pritur me komente mbështetëse dhe urime nga ndjekësit, të cilët e kanë përshëndetur për këtë hap personal dhe shpirtëror.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu