
TIRANË – Ministri i Drejtësisë, , ka konfirmuar se autoritetet kanë marrë informacion për shkelje serioze në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku vizita të deklaruara si shërbime shëndetësore dyshohet se janë përdorur për qëllime të tjera.
Duke iu referuar alarmit të ngritur nga Prokuroria e Durrësit, ministri Lamallari deklaroi se këto vizita nuk janë raportuar pranë , çka ka sjellë masa të menjëhershme administrative.
“Jam vënë në dijeni për këtë informacion. Vizitat, të cilat janë paraqitur si vizita shëndetësore, nuk kanë qenë të raportuara dhe për këtë arsye kam kërkuar shkarkimin e drejtorit përkatës,” u shpreh ministri.
Sipas Lamallarit, është udhëzuar të jetë i pranishëm në çdo Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me qëllim parandalimin dhe goditjen e praktikave abuzive.
Ai theksoi se çdo informacion shtesë do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe se do të ketë bashkëpunim të plotë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar transparencë dhe zbatim të ligjit.
Ky zhvillim shton shqetësimet mbi menaxhimin e sistemit penitenciar në vend, i cili ka qenë shpesh në qendër të kritikave për probleme të sigurisë, korrupsion dhe mungesë kontrolli efektiv. Institucionet e vuajtjes së dënimit janë vënë më herët në vëmendje edhe pas rasteve të rënda të arratisjeve dhe shkeljeve të rregullave të sigurisë.



