
Tiranë, 29 Janar 2026 – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton opinionin publik për një tërheqje të detyruar nga tregu të produktit infantar APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED, pas një sinjalizimi nga Sistemi RASFF.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të kryera në Gjermani, në këtë produkt është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus që mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht të foshnjave.
Detajet e produktit
Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED
Numri i artikullit: 172911
Data e skadencës: 10/11/2026
Masa të marra
Autoritetet inspektuese janë angazhuar menjëherë për verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të këtij produkti nga tregu në të gjithë vendin.
Thirrje për konsumatorët
AKU i bën apel prindërve dhe kujdestarëve që, nëse kanë blerë këtë formulë dhe e kanë ende në shtëpi, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes ku e kanë blerë për rimbursim apo zëvendësim.



