Një tapet i pazakontë me sardele ka mbuluar portin e Santo Spirito, në Bari, duke ngjallur habi dhe reagime të shumta në rrjetet sociale. Pamjet, të realizuara nga Onofrio Pinto, janë bërë menjëherë virale, ndërsa shumë qytetarë kanë ngritur pyetjen: cili është shkaku i këtij fenomeni?

Sipas rindërtimeve paraprake, nuk bëhet fjalë për një dukuri natyrore apo për pasojë të ndonjë dallge të fortë detare. Dyshohet se një peshkarexhë është detyruar të lirojë një sasi shumë të madhe sardelesh të mbetura në rrjetë, pasi ato po shkaktonin probleme për mjetin lundrues.

Më pas, peshqit janë transportuar nga rrymat detare deri në breg, duke përjashtuar kështu hipotezën e një fenomeni natyror. Autoritetet lokale po ndjekin situatën për të verifikuar rrethanat dhe për të shmangur ndotjen apo rreziqe të tjera mjedisore në zonën portuale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Repubblica Bari (@repubblica_bari)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu