Victoria Beckham ka marrë pjesë në festën e 50-vjetorit të këngëtares Emma Bunton, duke ribashkuar pjesërisht ikonat e Spice Girls, vetëm pak ditë pasi djali i saj i madh, Brooklyn Peltz Beckham, ka folur publikisht për distancimin nga familja.

Në festën private, Victoria Beckham u shoqërua edhe nga Melanie “Mel C” Chisholm dhe Geri Halliwell-Horner, duke rikthyer për fansat atmosferën nostalgjike të grupit legjendar britanik.

Paraqitja e saj vjen në një moment delikat për familjen Beckham, pasi Brooklyn kishte reaguar më herët gjatë javës me një mesazh të fortë, ku la të kuptohej se marrëdhëniet me prindërit e tij janë të ftohura. Deklarata e tij ka nxitur spekulime në mediat ndërkombëtare për një krizë familjare.

Megjithatë, burime pranë familjes bëjnë me dije se Victoria ka zgjedhur të fokusohet te miqësitë dhe angazhimet personale, duke mos reaguar publikisht ndaj deklaratave të djalit të saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu