
Ivanka Trump është parë mbrëmjen e sotme duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump përshëndetet dhe përqafohet nga kreu i qeverisë shqiptare.
Vizita e Ivanka Trump vjen vetëm një ditë pasi ajo dhe Edi Rama darkuan së bashku në Vlorë.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka justifikuar mungesën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku pritej të merrte pjesë në takimin për ngritjen e “Bordit të Paqes”, me faktin se ndodhej në Tiranë për të mikpritur Ivanka Trump.
View this post on Instagram






