Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se ka nisur një fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, e cila po zhvillohet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit zyrtar, fushata ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, përfshirë edhe shtetasit nga Shqipëria dhe vendet e tjera, lidhur me procedurat ligjore të hyrjes dhe qëndrimit në Kosovë, si dhe me rregullat e drejtimit të automjeteve në territorin e këtij shteti.

Autoritetet kosovare bëjnë të ditur se fushata ka nisur nga dita e djeshme dhe do të zgjasë deri më 15 mars, me synimin për të shmangur paqartësitë dhe shkeljet ligjore gjatë qarkullimit dhe qëndrimit në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka falënderuar zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin, si dhe qytetarët për bashkëpunimin gjatë zbatimit të kësaj nisme informuese.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu