
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur këtë të premte, 16 janar, Grupin Parlamentar të PS-së në Pallatin e Brigadave. Takimi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.
Sipas raportimeve, mbledhja zhvillohet në kuadër të bilancit të punës së kryer dhe përgatitjes së planit të punës për 12 muajt e ardhshëm, në prag të hapjes së sezonit parlamentar 2026, i cili nis më 19 janar.
Një ditë më pas, më 17 janar, kryeministri Rama do të zhvillojë në Golem edhe një takim me kryetarët e bashkive, në vijim të analizës së punës dhe koordinimit të prioriteteve për vitin 2026.
Axhenda e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS
🔹 10:00 – Hapja e mbledhjes
– Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PS, Edi Rama
– Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi
– Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla
🔹 Raporti i veprimtarisë së komisioneve parlamentare
(Çdo raport 10 minuta, diskutime deri në 2 minuta)
– Ekonomia, Punësimi dhe Financat – Milva Ekonomi
– Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike – Ulsi Manja
– Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja – Bledar Çuçi
– Bujqësia dhe Zhvillimi Rural – Blendi Klosi
– Burimet Natyrore dhe Infrastruktura – Anila Denaj
– Edukimi, Shkenca dhe Sportet – Evis Kushi
– Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale – Eduard Shalsi
– Të Drejtat e Njeriut dhe Mediat – Iris Luarasi
– Kultura, Turizmi dhe Diaspora – Erion Malaj
– Europa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani
– Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrja Institucionale – Fatmir Xhafaj
– Reforma Zgjedhore – Damian Gjiknuri
– Reforma Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku
Gjithashtu, pritet të prezantohet edhe raporti i Sekretarit të Grupit Parlamentar, mbi pjesëmarrjen e deputetëve në seancat plenare, komisionet parlamentare dhe mbledhjet e grupit.
🔹 13:30 – Konkluzione
– Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla
– Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PS, Edi Rama
🔹 15:00 – Mbyllja e mbledhjes
Kjo mbledhje konsiderohet kyçe për rreshtimin e prioriteteve politike dhe legjislative të Partisë Socialiste, përpara nisjes së punimeve parlamentare për vitin 2026.



