Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Can Yaman është arrestuar gjatë natës në Stamboll, në kuadër të një operacioni të gjerë policor që po heton trafikun dhe konsumimin e lëndëve narkotike mes personazheve të njohur publikë, gazetarëve dhe VIP-ave të qytetit.

Sipas mediave turke, Yaman është ndaluar së bashku me gjashtë persona të tjerë, mes tyre edhe aktorja Selen Gorguzel. Operacioni është zhvilluar nga autoritetet turke kundër një rrjeti të dyshuar të lidhur me shpërndarjen dhe përdorimin e substancave narkotike në ambientet e jetës së natës.

Can Yaman, shumë i njohur edhe në Itali për rolet e tij protagoniste në disa seriale televizive të suksesshme, është arrestuar për qëllime hetimore. Mediat raportojnë se ndaj tij janë kryer analiza mjeko-ligjore, ndërsa hetimet janë ende në fazë paraprake.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar mbi masën përfundimtare ndaj aktorit apo nëse do të ngrihen akuza formale. Çështja pritet të zbardhet në orët apo ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu