Skandali me tenderat, Berisha: AKSHI kopshti privat i Ramës! Protagonistë baxhanaku”peshkaqen” Armand Frangu dhe patronazhistja Linda Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat nga selia blu, ku është ndalur te ajo që e cilësoi si “skandali i AKSHI-t”, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe personave të lidhur me të.

Sipas Berishës, dosja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është “edhe më e zezë”, pasi, sipas tij, në qendër të saj qëndrojnë familjarë të kryeministrit. Ai përmendi baxhanakun e Ramës, Armand Frangu, si dhe bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, të cilën e cilësoi si “patronazhiste të AKSHI-t”.

“Edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t, ku kopshti privat i Edi Ramës ka pasur protagonist në hije baxhanakun e tij, peshkaqenin Armand Frangu dhe natyrisht patronazhisten e AKSHI-t, Linda Ramën”, u shpreh Berisha gjatë konferencës.

Kreu i PD-së vijoi akuzat duke deklaruar se Armand Frangu është një person i denoncuar disa herë në Kuvend, duke e lidhur atë me emra të ndryshëm në çështje të ndryshme. Sipas Berishës, AKSHI është një agjenci që varet drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, çka, sipas tij, e bën edhe më të rëndë situatën.

Ai përmendi gjithashtu emrin e Ergys Agasit, të cilin e cilësoi si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit, duke deklaruar se ky i fundit rezulton, sipas tij, me fitime shumë të mëdha financiare brenda një periudhe të shkurtër kohore. Berisha tha se këto fitime, sipas tij, janë të pajustifikuara dhe kërkojnë hetim të thelluar nga institucionet përgjegjëse.

Duke e cilësuar Agasin si një person me lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë, Berisha theksoi se ky i fundit ka shënuar, sipas tij, rritje të jashtëzakonshme financiare brenda pak muajsh, duke nisur nga një kapital fillestar prej vetëm 1 mijë eurosh.

Ai shtoi se AKSHI është një agjenci që varet drejtpërdrejt nga kryeministri dhe se, sipas tij, Ergys Agasi konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt të pushtetit.

Berisha deklaroi se të dhënat financiare tregojnë fitime “përrallore”, duke pretenduar se brenda pesë muajve kapitali i kompanisë së Agasit është rritur miliona herë, nga 1 mijë euro në mbi 200 milionë euro.

“Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, përveç baxhanakut i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi.
I faktuar. I faktuar. I faktuar.
Ndaj dhe ky intim-Agasi na rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeriu në historinë e njerëzimit. Fitime të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë.
Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro.
Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur.
Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë.
A mund të kuptohet kjo?
A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?
Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën.
Dhe mediat rrinë dhe merren me Ermal Beqirin, Gerond Meçen, Ervina Gjanën që shkoi drejtoreshë e kiber-hetimit, etj, etj.
Pra, a mundet një njeri të futet në shtator me 1 mijë euro të regjistrojë EA Solutions, se të gjitha këto të Armand Frangut janë me Solutions, se ky i ka zgjidhjet ky mafioz që u ka rrëmbyer qindra e qindra milionë euro shqiptarëve.
Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë.
Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme”, tha Berisha./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu