Farefisi mbretëror britanik është mbledhur e plotë në Buckingham Palace për drekën tradicionale para Krishtlindjeve, e organizuar nga Mbreti Charles III, përpara se familja të zhvendoset në Sandringham për festat e fundvitit.

Në drekën festive morën pjesë Princi William dhe Kate Middleton, e cila u shfaq rrezatuese e veshur me të kuqe, si edhe pothuajse të gjithë anëtarët e familjes Windsor. Të pranishme ishin edhe princeshat Beatrice dhe Eugenie, vajzat e Princit Andrew, pavarësisht polemikave të fundit që kanë rënë mbi të atin e tyre, të cilit i është hequr së fundmi edhe grada ushtarake e Zëvendës-Admiralit.

Vajzat e princit Andrew që iu hoqën titujt pas skandalit Epstein

Traditë mbretërore para Sandringham-it

Dreka e madhe para Krishtlindjeve është një traditë e vjetër e familjes mbretërore, që daton që nga koha e Mbretëreshës Elizabeth II. Arsyeja kryesore është se Sandringham House, rezidenca ku mbreti dhe mbretëresha do të kalojnë Krishtlindjet, nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar të gjithë familjen e zgjeruar.

Buckingham Palace, me ambientet e tij të mëdha, i jep mundësinë sovranit të ftojë kushërinj, nipër e mbesa, duke e kthyer këtë drekë në një moment bashkimi familjar.

 

Rikthimi i William dhe Kate

Ndryshe nga viti i kaluar, kur William dhe Kate munguan për shkak të një periudhe të vështirë personale dhe dëshirës për më shumë privatësi, këtë vit familja mbretërore ishte e pranishme thuajse e gjitha.

Mes të ftuarve ishin edhe:

Duka i Kentit, 90 vjeç

Daniel Chatto dhe Lady Sarah Chatto, fëmijët e Princeshës Margaret

Dukët e Edinburgut, Edward dhe Sophie

Princesha Anne me bashkëshortin Sir Timothy Laurence

Në ditët në vijim, Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla do të udhëtojnë drejt Sandringham-it, ku do të festojnë Krishtlindjet sipas traditës, përfshirë edhe meshën në kapelën private, ku dikur janë pagëzuar Princesha Charlotte dhe Princesha Diana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu