Një video që po bën xhiron e rrjeteve ka prekur përdoruesit në Tik-Tok: dy mace, e njëjta fytyrë, i njëjti shikim… vetëm vitet nuk përputhen.

Njëra ka lindur në vitin 2005 dhe është 20 vjeçe, tjetra në 2023 – nipi i saj.

Praktikisht, natyra ka zgjedhur opsionin “copy–paste”, Missie dhe Bosse duken si  binjakë të ndarë nga dy dekada.

Nuk e dimë si ka qenë nëna e maçokut, pasi nuk jeton më shkruan autorja  e postimit, por fakti mbetet se ADN-ja ka bërë punë perfekte dhe ka dorëzuar një version thuajse identik.

Interneti ende po përpiqet të gjejë ndryshimin, por pa sukses.

“Uau, macja është sa unë” komenton një përdorues, ndërsa dikush thotë me shaka se foton po e bën mamaja e maçokut.

Ndërkohë që shumë komentues duan të dinë sekretin e jetëgjatësisë së gjyshes.

“Missie pëlqen çdo lloj ushqimi dhe ka gjithnjë një enë me ujë të freskët pranë'” përgjigjet e zonja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu