Protesta e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 qytetarë përpara godinës së Kryeministrisë, u thirr nga opozita e kohës pas publikimit të video-përgjimit të Ilir Metës, ku ai shfaqej në një bisedë me ministrin Dritan Prifti, ndërsa përmendej edhe një shifër prej 700 mijë dollarësh.

14 vite pas demostratës së dhunshme, ish-presidenti Ilir Metaj i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme me kërkesë për thirrjen dhe pyetjen si person në dijeni lidhur me rrethanat e ngjarjes.
“Unë Ilir Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i zbardhur ngjarjen”, thuhet në kërkesën drejtuar prokurorit të posaçëm Alfred Shehu.

SPAK po heton për akuzat e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka marrë pas një dekade e gjysme dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të brendshëm Lulzim basha. Më 21 janar në Bulevardin dëshmorët e kombit u vranë Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Për vrasjen e Myrtaj dhe Veizit janë dënuar më 1 vit ish-kreu i gardës Ndrea Prendi dhe me 3 vite burg ish-gardisti Agim Llupo. Dy vrasjet e tjera mbetën pa autorësi./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu