Prag tragjedie, por me fund të lumtur. Makina futet nën mbikalimin e Mamurrasit ku uji ishte mbi nivelin e makinës, rrezikojnë jetën qytetarët. Dalin në kohë nga mjeti

Nënkalimi i Mamurrasit është përmbytur dhe bllokuar ditën e sotme, duke krijuar një situatë tejet të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Sipas raportimeve, niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër, ndërsa disa automjete janë bllokuar  për shkak se siç raportohet nga qytetarët, nënkalimi nuk ka asnjë tubacion apo kanalizim funksional për largimin e ujërave.

Në pamjet e mbërritura në redaksi shihet momenti kur një makinë zhytet plotësisht në ujë, ndërsa pasagjerët arrijnë me vështirësi të dalin duke rrezikuar jetën.

Aktualisht, qarkullimi në këtë segment është ndalur, pasi situata ka dalë jashtë kontrollit dhe paraqet rrezik ekstrem për të gjithë përdoruesit e rrugës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu