Sot është dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme. Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa të dhëna lidhur me lindjet e parakoshme.

Sipas ISHP, 1 në 10 foshnja lind para kohe, pra rreth 15 milionë foshnja çdo vit në mbarë botën duke e bërë lindjen e parakohshme një nga sfidat më të mëdha shëndetësore për nënat dhe foshnjat.

’15 Nëntor 2025 – Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH): 1 në 10 foshnja lind para kohe — pra, rreth 15 milionë foshnja çdo vit në mbarë botën.

Kjo shifër e bën lindjen e parakohshme një nga sfidat më të mëdha shëndetësore për nënat dhe foshnjat. Shumë prej tyre kanë nevojë për kujdes të specializuar për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar shëndetshëm.

Asnjë prind nuk duhet të përballet vetëm me sfidën e lindjes së parakohshme. Kur bashkohemi si mjekë, infermierë, institucione dhe komunitete – krijojmë një rrjet mbështetjeje, dashurie dhe kujdesi për më të vegjlit tanë. Le të mbështesim fuqishëm çdo foshnjë që lufton për jetën e vet’, thotë ISHP.

/Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu