
Këtë të mërkurë ka nisur panairi i 28-të i librit. Panari do të jetë i hapur për 5 ditë deri më 16 nëntor për të gjithë personat e apasionuar pas leximit dhe librit. Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar sot ceremonia hapëse.
Motoja e panairit për këtë viti është “Ndërgjegjia e shqiptarëve ka nevojë për librat”. Kjo është një shprehje e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare. Ajo që vihet re këtë vit është se ka patur një rënie të botimit të librave. Këtë vit në panar janë 97 deri 100 shtëpi botuese./euronews







