Në funksion të lehtësimit të votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale të së Dielës, kompania IdentiTek ka njoftuar orare të zgjatura pune gjatë fundjavës.

Qëllimi është t’u mundësohet të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të marrin kartat e tyre të identitetit (ID) para procesit zgjedhor.

Zyrat do të jenë funksionale vetëm në pesë bashkitë që shkojnë në votime: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Burrel, ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në 15:00 dhe ditën e diel nga ora 08:00 deri në 12:00.

Ky orar i posaçëm e bën të qartë se qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi e Diela, pas orës 12:00, shënon afatin e fundit për tërheqjen e dokumenteve të identifikimit të nevojshme për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu