UEFA ka nisur procedimin disiplinor ndaj mesfushorit të kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham pas gjestit që bëri kur festoi për golin e barazimit 1-1 në minutën e 95-të ndaj Sllovakisë.

Gjestin e shëmtuar lojtari anglez e bëri në drejtim të pankinës së Sllovakisë dhe në një situatë të tillë UEFA ka nisur me hetimin.

yacht hotel sarande

“Hetimi do duhet të hedhë dritë mbi një shkelje të mundshme të rregullave themelore të sjelljes së mirë”-bëhet me dije nga UEFA.

Në një situatë të tillë, Bellingham rrezikon skualifikimin për çerekfinalet e EURO 2024 kundër Zvicrës, por ai gjithashtu mund të marrë një gjobë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu