Në Shpellën e Kopiles, në zonën e liqenit termik të Leskovikut, janë konstatuar fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore.
Kockat ndodheshin në brendësi të liqenit termik, i cili u zbulua nga çekët disa muaj më parë.
Zbulimi është bërë mbrëmjen e djeshme gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë, raporton për Klan News, gazetarja Daniela Zisi.
Policia e Kolonjës ka ngritur grupin hetimor, ka siguruar vendin e ngjarjes dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu