Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili në seancën parlamentare tha se Ahmetaj “është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë”. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Ahmetaj u shpreh se nuk mund të quhet bashkëpunëtor, pasi nuk ka kryer krim dhe ndaj tij nuk mund të aplikohet ky term ligjor.

> “Edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor, pasi nuk kam kryer asnjë krim,” – tha Ahmetaj.

 

Ai shtoi se deklarata e Dumanit në Kuvend përbën shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë.

> “Kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë se ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Kjo do të thotë që nuk ka prezumim pafajësie, sepse unë jam shembulli i dhjetë standardeve të ndryshme që zbatohen në këtë drejtësi,” – theksoi ish-zv.kryeministri.

 

Deklarata e Ahmetajt vjen mes përballjeve të ashpra publike me kreun e SPAK dhe pas hetimeve që po zhvillohen ndaj tij për aferën e inceneratorëve. Ahmetaj ka akuzuar më herët Dumanin për veprime selektive dhe të motivuara politikisht, duke e konsideruar hetimin ndaj tij “një proces të ndikuar nga Edi Rama”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu