Moti i keq që ka përfshirë veriun e vendit ka shkaktuar probleme serioze në Bashkinë e Vaut të Dejës. Pamjet tregojnë rrugë të mbuluara nga uji dhe banesa të përmbytura në disa zona të qytetit.

Sipas njoftimit të Prefektit të Qarkut Shkodër, situata më problematike paraqitet në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel, ku uji ka hyrë në disa banesa dhe oborre.

Autoritetet lokale janë në terren për të monitoruar prurjet e lumit Glinë, i cili rrezikon të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje të mëtejshme.

“Po ndjekim nga afër situatën. Rrjedhat e lumit janë rritur ndjeshëm dhe ekziston rreziku që një e treta e territorit të qytetit të përmbytet nëse reshjet vijojnë me këtë intensitet,” thuhet në njoftimin e prefekturës.

Dëmet deri tani përfshijnë bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve. kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli thekson se në terren është i gjithë stafi i bashkisë, duke monitoruar situatën dhe duke qenë gati për evakuim, megjithëse shpreson që të mos ketë nevojë.

Shërbimet e emergjencave janë angazhuar në evakuimin e disa familjeve në zonat më të rrezikuara, ndërsa apelohen banorët të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë lumit dhe zonave të përmbytura.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu