Futbollistët e kombëtares na rikthyen sot në kujtesë një video epike pas përballjes në Elbasan kundër Serbisë 10 vjet më parë (8 tetor 2015).

Kur një tifoz i afrohet një gazetari në rrugë dhe i afrohet dhe  bën pyetjen epike që tashmë ka hyrë në të folurën e përditshme: A jemi live a? Dhe kur gazetari i thote “po” ai nis e shan me libër shtëpie Serbinë.

 

“Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?” tha Myrto Uzuni sonte në lidhje live nga stadiumi për TV Klan.

Duke e kujtuar sot atë moment gazetari Alban Xhihani dhe futbollistët e thanë disa herë frazën ” a jemi live” me humor duke e shoqëruar me sqarimin ” e dinë vetë ata”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu