Pas lajmeve që qarkulluan në disa media për martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin, Oborri Mbretëror Shqiptar ka bërë një njoftim zyrtar, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për fejesën e çiftit.

Sipas komunikatës zyrtare, fejesa është kremtuar më 11 tetor 2025 në Ksamil, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Në deklaratë thuhet:

“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi. Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.”

Oborri Mbretëror shprehu gjithashtu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kanë përcjellë urimet e tyre në këtë rast të gëzueshëm.

Pra, ndryshe nga çfarë u raportua fillimisht, Princi Leka II dhe Blerta Celibashi nuk janë martuar ende, por janë zyrtarisht të fejuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu