Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, po zhvillohen homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike më 6 tetor, gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Ceremonia zhvillohet në praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë.

Në homazhe mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, si dhe Ministri i Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e gjyqtarit Kalaja në sistemin gjyqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu