Gjyqtari Astrit Kalaja Kalaja ka ndërruar jetë në spital prej plagëve që kishte marrë në trup.

Bëhet me dije se autori i dyshuar është Gjon Shkami, nga Shkodra.

Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.

Ai ka patur një çështje pronësie në proces, teksa përveç vrasjes së gjyqtarit brenda ambienteve të gjykatës plagosi dhe dy persona të tjerë, babë e bir jashtë rrezikut për jetën.

Shkami është vëllai i Pal Shkamit, ish-kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, i cili ndodhet prej vitesh në gjyqe për çështje pronësie.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu