Dy vite pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, policia ka arrestuar mjekun Roland Xhaxho, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje në një klinikë dentare private.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi është bërë për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia”, pas përfundimit të hetimeve të thelluara të Prokurorisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2023, kur i mituri pësoi komplikacione fatale gjatë trajtimit dentar. Çështja ka qenë objekt i një hetimi të gjatë mjeko-ligjor dhe gjyqësor, që ka përfshirë ekspertiza të shumta për të përcaktuar përgjegjësitë profesionale.

Autoritetet bëjnë me dije se mjeku Xhaxho pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu