
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, ku një 17-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Bëhet me dije se 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që vëllai i tij 23-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./ BalkanWeb