
Edi Rama përkrah Florentino Perez, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal
Kryeministri Edi Rama është parë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit.
Kreu i qeverisë ishte përkrah Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, duke ndjekur ndeshjen që madrilenët luajnë ndaj Villarreal, të vlefshme për kampionatin spanjoll të futbollit./tema