
Kryeqyteti do të pasurohet me një tjetër stadium modern futbolli. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga kantieri në Kamzë, Valias, ku po ndërtohet një stadium i ri sipas standardeve ndërkombëtare IFAB/FIFA.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, me nismën e kryebashkiakut Rakip Suli në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Sipas të dhënave të deritanishme, fusha sportive do të ketë një sipërfaqe prej 8 mijë e 030 metra katrorë, ndërsa kapaciteti i stadiumit do të ketë 3 mijë vende për tifozët, duke ofruar kushte të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare dhe aktiviteteve sportive të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar./tvklan